Përplasen dy makina, plagosen dy gra në Librazhd

Dy gra kanë mbetur të plagosura nga një aksident që ka ndodhur në rrugën Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Xibrakë.

“Shtetasja Xh.B,  49 vjeçe, banuese në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip “Suzuki ”, me targë AA 224 GM , është përplasur me mjetin tip “Volksëagen ”, me targë TR 6276 T , të drejtuar nga shtetasi L.D , 67 vjeç , banues në Tiranë .

Si pasojë e përplasjes  është dëmtuar drejtuesja  e mjetit me targa AA 224 GM, si dhe  pasagjerja shtetasja B.B,  46 vjeçe, banuese në Librazhd, të cilat ndodhet në spitalin Elbasan jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut  të përplasjes së mjeteve, ku paraprakisht dyshohet se mjeti volksëagen  ka dalë në  krah të kundërt të lëvizjes dhe si pasojë ka goditur mjetin tjetër.