Gaz Bardhi prish rehatin e bosëve të debatit, ja pse Muç Nano shpërtheu me fjalor lacash

Nga Edi Lesi

Pse solli kaq shumë trazim në Opinion, Gazment Bardhi

Ditet e fundit, një djalë i ri, i hijshëm me sqime, po dhe me syze ka qenë në krye të një fushatë denoncimesh të Partisë Demokratike. Gazment Bardhi është kthyer në një fenomen, veçanërisht për saktësinë e paraqitjes dhe interpretimit të fakteve ligjore dhe juridike.

Kjo duket qartë nga reagimi i publikut, që e ka pritur mirë daljen e këtij politikani të ri, në një ambjent të ndenjur analistësh, ku një pjesë e mirë e tyre dredhin tespiet, dhe mendojnë se nuk ka nevojë të lexojnë, të kërkojnë, e sidomos të hetojnë rreth të vërtetës, pasi sipas tyre, mjafton që ata janë ata që janë. Pra, është boll të jesh muchi, lenchi, ske pse i hap zallave kresë për të ditur gjërat. Statusi që kanë fituar si VIP-a, ua justifikon menjëlehtesinë dhe nganjëherë ata kujtojnë se janë aq gjeni, sa u lejohen dhe budallalleqet, apo fyerjet.

Me këtë lloj bullizmi të dënueshëm, këta analistë marrin para këdo që është i huaj, i ri në ambjentin e tyre. Kështu bënë mbrëmë edhe me Bardhin. Por, me një ndërkryerje të pazakontë, se këta medemek janë aq të stërvitur, pasi dalja në tv është një nga vaktet e ditës së tyre, sa duhet ta kontrollojne nervozizmin, ta tërheqin e lëshojnë sipas kurbës që u intereson.

Por nja 12 orë më parë, ata u çmeritën, u lëshuan fare, dolën nga fiaskoja në një fare feje sa as vete nuk po mblidhnin dot copat e terbimit.

Pse?

Bardhi e ka shkundur rehatinë e bosëve të debatit, me standardin që përfaqëson. Me saktësinë e argumentit, dhe me faktet që sjell. Faktet, po faktet. Këto prishin punë, dëmtojnë rendin, mënyrën e tyre të jetesës në një hapësirë ku zakonisht tirren llafe pa fund.

Bardhi, ka prishur rehatine e boseve te debatit se ai nuk ka asnje kompleks ne ato qe thote, beson ne to, dhe nuk eshte aspak i detyruar te qendroje ne ato teza. Ai mbron zgjedhjen qe ka bere. Ketu eshte superioriteti natyral, mbi dike qe merr te shkruara disa talking points, dhe shfaqet ne anen e keqe te historise.

Me rastin e Bardhit, terbimi i analisteve te ndenjur, vjen vecanerisht nga ajo se, nuk gjeten nje vjege ku ta godasin personalisht, megjithe hetimet qe kane bere. Nuk kane ku e kapin.

Kjo eshte nje diference e madhe, ne nje ambjent sedentar mendimtaresh ku pasanike te medhenj shume, shpesh dhe miliardere, te gjithe te dyshimte, flasin per parime, per drejtesi, flasin madje dhe ne emer te popullit.

Keto rrethana sollen terbimin mbreme ne opinion, ku titane te vizioneve dhe ideve, perfunduan si lace lagjesh duke share me fjalor si; kerric, palaco, sateme, e deri duke i permendur z.Bardhi, nje defekt ne shikimin e tij, sic shume njerez e kane, pra duke e share nga syzet.

Keta mujshare qe ushtrojne kete bullizem, kane shkuar aq larg ne mendjemadhesine e tyre, sa per asnje moment nuk reflektojne per te kuptuar se te jesh ne nje studio, ne nje emision me audience te larte si Opinion, eshte privilegj i madh, eshte po ashtu pergjegjesi publike, pasi te eshte dhene mundesia qe pak vete e kane, per te komunikuar me dhjetra mije qytetare.