Erion Veliaj sjell Rita Orën dhe Ermal Metën në Tiranë me 1 dhe 3 qershor

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, krijon mënyra brilante jo vetëm relaksimi për qytetarët e sidomos rininë, por edhe një gjetje fine se si ti bëjë reklamë ndërkombëtare Tiranës, Shqipërisë.

Kur vijnë emra të mëdhënjë të botës së muzikës, edhe fama, reklama e gjithçka tjetër vjen bashkë me ta.

Erion Veliaj ka organizuar dy evente fantastike në Tiranë.

Kryebashkiaku shkruan: Ruaji datat sepse Qershori nis me SUPER evente! 
Ermal Meta në 1 Qershor dhe Rita Ora në 3 Qershor ju sjellin një eksperiencë të paharrueshme, së bashku me shumë artistë të tjerë të skenës tonë kombëtare, në dy netë që do mbahen mend gjatë.
Rita Ora dhe Ermal Meta, dy emra të jashtëzakonshëm të muzikës, të cilët na bëjnë gjithmonë e më shumë krenarë për rrënjet tona shqipe!
Hyrja Falas