Shpërthen Fatma Haxhialiu: Në festivalin e TVSH bëhen pazare, ja pse artistët nuk marrin pjesë!

Mbrëmjen e djeshme në Top Show Magazinë është folur për finalen e Eurovizionit dhe nëse ja vlen pjesëmarrja në këtë festival.

Mes të ftuarve ka qenë edhe gazetarja e emisionit “Thumb” Fatma Haxhialiu. Ajo fillimisht ka shprehur pëlqimin për perfomancën e Izraelit dhe ka thënë se performanca e  Shqipërisë ka qenë e vakët artistikisht.

“Për fat të keq performance e Shqipërisë ishte vetëm zëri i Eugent Bushpepës dhe është e turpshme që me 150 mijë euro që i janë dhënë TVSH-së, nuk u ndez një poç në Eurovizion.

Ne dolëm mirë falë vokalit të Gentit, ai na përfaqësoi vetëm me zërin e tij, njëlloj sikur të kishte shkuar vetëm sepse nuk është bërë as promovimi as marketing i këngës.

Bota bën magji ne shiko ku jemi me TVSH.!”- është shprehur Fatma.

Nëpërmjet kësaj, gazetarja ka treguar se paratë që merren nga TVSH për pjesëmarrjen në Eurovizion nuk investohen për këtë gjë.

Pas kësaj, Fatma ka vazhduar: “Mënyra si përzgjidhet kënga është e gabuar, pse zgjidhet nga RTSH, ndërkohë që mund të ishte festival tjetër si “Kënga Magjike” apo Top Fest ku realisht shkojnë këmgëtarë që bëjnë muzikë të të gjitha llojeve.”

Alban Dudushi e ka pyetur se përse disa artistë nuk shkojnë në TVSH por shkojnë në spektaklet e tjera dhe ajo është përgjigjur:

“Nuk shkojnë atje se janë pazaret  e bëra më parë nga TVSH se kush do ta fitojë këtë. Shumica  e këngëtareve që kanë marrë pjesë e thonë këtë gjë”- ka përfunduar ajo.