Fëmijët qëllohen nga prindërit me shtiza, tortura me ujë, të kafshuar, të mbytur…

Në një rast të tmerrshëm të torturës në familje, një çift në Kaliforni në mënyrë rutinore, kanë rrahur 10 fëmijët e tyre, ku i kanë kapur për fyti duke ju marrë frymën, kane ushtruar tortura me ujë, gjuajtje me shtiza, etj.

Rastet e torturës u shfaqën, pasi fëmijët u intervistuan si pjesë e një hetimi policor.

Zyrtarët i gjetën ata në një shtëpi të pistë të mbushur me mbeturina dhe fekale të kafshëve dhe njeriut në fillim të marsit.

Të 10 fëmijët ishin vazhdimisht të goditur, mbytur, kafshuar, të qëlluar me shtiza, me armë të ftohta, si shkopinj dhe ujë të nxehtë të derdhur mbi ta, citon AFP prokurorët e çështjes.

Kur policia hyri në ambientet e familjes pas një telefonate, viktimat ishin të tmerruara dhe të kapur me njëri-tjetrin.

Fëmijët thuhet se kishin “forma të ndryshme të plagëve” dhe kishin duruar lëndime të rënda, duke përfshirë gjymtyrë të thyera. Ata janë marrë në paraburgim.

Nëna e tyre 31-vjeçare, Ina Rogers, u akuzua për nëntë akuza për abuzimin e fëmijëve. Partneri i saj 29-vjeçar, Jonathan Allen, gjithashtu është vendosur në paraburgim nën akuzën e torturave.

“Gjatë hetimit, fëmijët përshkruan plotësisht incidentet e abuzimit,” thanë prokurorët. Përkundër faktit se nën ligjin e Kalifornisë fëmijët duhet të regjistrohen në shkollat publike, asnjë nga 10 fëmijët nuk ka shkuar në shkollë.

Rogers deklaroi se ajo shkollonte në shtëpi të 10 fëmijët. Sidoqoftë, Qarku i Shkollës së Bashkuar të Fairfield-Suisun nuk arriti të gjejë asnjë regjistër të Rogers të regjistruar në shtet për të pasur një miratim formal për shkollimin në shtëpi.

Hetimi nisi në fund të marsit kur Rogers dhe Allan raportuan se djali i tyre 12-vjeçar ishte zhdukur. Policia e gjeti atë duke fjetur nën një shkurre, e cila shkaktoi dyshime dhe më pas çoi në një zbulim të frikshëm të një shtëpie me dy kate në periferi, e cila në fakt ishte shtëpia e tmerreve.