A do të publikohen video-përgjime të tjera? Ja çfarë thotë Ervin Salianji

Deputeti i PD-së,  Ervin Salianji, tha se Partia Demokratike do te ketë të dhëna të tjera që do të qartësojnë situatën e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj “dhe përfshirjen e strukturave të tjera shtetërore që e ndihmonin në këtë veprimtari”.

Duke komentuar videon me dëshminë e bashkëpunëtorit X, Salianji në studion e News 24,  tha se s’ka thënë askush që këtë video e ka sjellë personazhi X apo i njohur si “babalja”.

“Ne kemi publikuar një material që kompromenton rëndë vëllain e Xhafajt,  i cili s’ka dalë deri më sot vetë të japë asnjë shpjegim.

Letra publike është tjetër gjë, ta shkruajnë ta japin të gatshme e ta nisin.

Dëshminë që sapo dëgjuam e ka sjellë ky person, është filmuar nga njerëz që duket se është një zë gazetari dhe besoj se do ketë edhe vazhdim të qartësimit të situatës së vëllait të ministrit dhe përfshirjen e strukturave të tjera shtetërore që e ndihmonin në këtë veprimtari.

E tha zotëria aty që shefi i policisë, i kufirit i komisariatit kanë qenë personat që e lehtësonin trafikun e vëllait të ministrit të Brendshëm”, tha Salianji.