Ylli Manjani: Takimi Rama-Macron kushtoi 1 milion euro

Kontrata e kompanisë Rothschild & Cie me Qeverinë Shqiptare

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka denoncuar sot një kontratë të qeverisë “Rama” me një kompani ndërkombëtare, ku më parë ka punuar presidenti i Francës.

Ish-ministri thotë se kontrata me kompaninë është nënshkruar pak ditë para se të bëhej takimi i kryeministrit Edi Rama me presidentin e Francës. Manjani hedh dyshime mbi motivet e kontratës me këtë kompani, e cila do të jetë konsulente e qeverisë për uljen e borxhit.

Deklarata e plotë e Ylli Manjanit:

1 milionë Euro nga taksat për një takim me Macron!

Kompania “Rothschild & Cie” do na konsultojë qeverinë se si të ulë borxhin!!! Se çfarë shkence është kjo që kërkon konsulencë, Rilindja e di!

Ndërkohë borxhi u shtua me 1 milionë… Nga një kërkim në google, te kjo kompani paska punuar Macron-i…

Pas tenderit, bëhet takimi… Hajde se po e pranojmë një takim për aq para, por a zgjidhi gjë? Se mesa duket ju mbeti rekomandimi jo për BE, por për spital…”,- shkruan Ylli Manjani në një koment në Facebook”.

Takimi Rama-Macron