Ylli i Chelsea, Cesc Fabregas martohen me gruan e ëndërrave

Ylli i Chelsea, Cesc Fabregas i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me gruan e ëndrrave të tij. Mesfushori u martua me partneren, Daniella Semaan në Cliveden House në Berkshire.

Fabregas dukej mahnitës me një kostum të zi, ndërsa bashkëshortja, nëna e tre fëmijëve të tij, shkëlqeu me fustanin e bardhë të nusërisë.

Ylli i Spanjës ka njoftuar lajmin me anë të një postimi në Instagram. “I martuar me gruan e ëndërrave të mia”, shkruan 31-vjeçari.