Presidenti Ilir Meta pret Ahtifete Jahjagën: Fuqizimi i rolit të gruas

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim të përzemërt ish-Presidenten e Kosovës, Ahtifete Jahjaga.

“Fuqizimi i rolit të gruas në të gjitha fushat e jetës, mbetet një sfidë që meriton më shumë angazhim dhe vëmendje nga të gjithë”,-ka theksuar Presidenti Meta në shënimin e tij në facebook lidhur me takimin.

Nga ana tjetër, edhe ish-Presidentja e Kosovës e ka vlerësuar mjaft takimin me Kreun e Shtetit.

“Sot pata një takim shumë të mirë me Presidentin Ilir Meta, ku biseduam mbi sfidat me të cilat ballafaqohen shoqëritë tona dhe praktikat më të mira për një zhvillim të qëndrueshëm shoqëror”,-shkruan Jahjaga në rrjetet sociale.