Përmbytje sërisht në vend, ja situata

Pa kaluar ende situata e përmbytjeve në Shkodër, aty ku përgjatë muajit mars vendi jetoi nën ”mbretërinë” e ujit, duket se reshjet e dendura të shiut të pasdites së djeshme, kanë krijuar probleme.

Reshjet të cilat vijuan me intensitet edhe gjatë natës, kanë sjellë përmbytjen e 40 ha tokë në Krujë. Si pasojë e reshjeve ka dalë nga shtrati edhe lumi Ishëm, duke rrezikuar nga përmbytjet 8 shtëpi.

Është përmbytur gjithashtu rreth 200 m rrugë, duke penguar lëvizjen e njerëzve dhe fëmijëve në shkollë.