Neni i ekstradimit, Xhafaj: Vëllai im nuk përfitonte, akuza spekulative

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur ditën e sotme për herë të parë për akuzat e bërë për vëllain e tij, Agron Xhafaj.

Në një dalje për mediat, Xhafaj ka theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë se ai ka falsifikuar nenin e ekstradimit. Xhafaj është shprehur se nenin në fjalë është me standarde europiane, ndërsa shtoi se vëllai i tij nuk do të përfitonte nga ky nen.

Ministri i Brendshëm, sqaroi se neni ka të bëjë me ato raste kur një person është dënuar në vende të huaj dhe ka qenë i përfaqësuar në mungesë nga një avokat i shtetit ku është bërë gjyqi.

“Edhe sot nuk iu besoj veshëve kur dëgjoj këtë akuzë. Duke pranuar se janë sylesh thonë se na e hodhi Fatmir Xhafaj. E para nuk kam asnjë kontribut teknik në këtë çështje, por e mbrojë fortë atë si nen. Kjo pikë e nenin është një standard ndërkombëtar.

Për të gjithë ata që duan të dëgjojnë. Ky lloj kushti ishte i zbatueshëm në sajë të marrëveshje ndërkombëtare që ka Shqipëria.

Të njëjtën disiplinë e zbatojnë të gjitha vendet europiane. Ky parashikim i konventës është reflektuar e zeza mbi të bardhë si në ligjin që është hartuar në vitin 2009.

Ky rregullim, nuk ka lidhje fare me rastin e vëllait tim. Zbatohet vetëm për ata që janë dënuar në mungesë. Vetëm ato procesi kur i pandehur nuk ka pasur avokat. Dhe nuk mund të jetë rasti i vëllait tim. Sikur të ishin vetë pak normal do të kuptonin sesa qesharak janë dukur me këtë akuzë.”, tha Xhafaj.