Kapet një gomone me drogë në Karaburun, policia në kërkim të trafikantëve

Policia e Vlorës ka bllokuar sot një gomone në Karaburun, brenda të cilës kishte disa pako me drogë.

Raportohet se në gomone janë gjetur disa bidonë me benzinë dhe një sasi kanabisi. Mësohet se mjeti i lundrimit 7 metra i gjatë dhe me dy motorë u gjet i braktisur.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin e pronarëve të saj. Nuk raportohet për persona të arrestuar, deri më tani.