Jennifer Lopez nuse së shpejti

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez së shpejti festojnë 1-vjetorin e lidhjes dhe Jenna Dewan mendon se një propozim është rrugës. Jennifer dhe Jenna punuan së bashku për World of Dance dhe kur kjo e fundit u pyet nëse ndonjë propzim po planifikohej, Jenna foli me një vetëbesim dyshues:

“Dua të them, jam e sigurt që diçka po ndodh.” Anëtarët e tjerë të jurisë në World of Dance ranë dakord: Jennifer dhe Alex duhet të fejohen.

Ne-Yo tha: “Nëse i keni parë ndonjëherë bashkë, e kuptoni që janë në hapin tjetër. Janë aq të lezetshëm sa bëhen të bezdisshëm. Boll u prekët.”

Për më tepër, kënga e fundit e J.Lo quhet “El Anillo”, që përkthehet fjalë për fjalë “Unaza”. Kunjë? Të gjithë mendojnë kështu. Në një intervistë gjatë xhirimeve të klipit, Jennifer tha se “është më tepër për vlerën. Nëse më do në jetën tënde, më jep vendin që më takon.”

Ajo shtoi : “Mendoj se një unazë është simbol, por është gjithashtu thjesht simbolike.” Alex, shpresojmë t’i kesh kapur këto shenja.