Interi bën goditjen e katërt në merkato, ka në dorë yllin e Atalantës

Nga fanella zikaltër e Atalanta te fanella zikaltër e Inter: Josip Iliçiç ka luajtur në Bergamo një nga sezonet më të mira të karrierës dhe në këto kushte Ausilio është gati ta marrë në Milano.

30 vjeçari sllove do të kryejë vizitat mjekësore javën e ardhshme te Inter, teksa transferimi do të mbyllet për shifrën e 15 milonë eurove. Krahas kësaj shifre parashikohet që dy futbollistë nga Inter U-19 të shkojnë te Atalanta.

Pas De Vraj dhe Asamoah, në pritje të Lautaro Martinez, që do të firmosë para fundit të muajit maj, Inter po përgatit goditjen e katërt për sezonin e ardhshëm.

Iliçiç ka luajtur 40 ndeshje në këtë sezon me Atalanta duke shënuar 15 gola dhe ka dhënë 10 asiste. Këto numra kanë bindur ziklatrit për ta blerë, pasi në fund të sezonit pritet largimi i Eder.