Ilda Bejleri më romantike se kurrë më parë (VIDEO)

Moderatorja sportive Ilda Bejleri ka surprizuar të gjithë me një video pasionante që ka shpërndarë nëpër rrjetet sociale. Ilda shfaqet më romantike se kurrë më parë.

Kjo video është shkëputur nga klipi i këngës “Hoy tengo ganas de ti” (Sot të dëshiroj) të super këngëtares Christina Aguilera në një bashkëpunim me këngëtarin Alejandro Fernández. Kjo këngë dashurie ka fituar zemrat e publikut.

Ilda e ka cilësuar si këngë emocionuese, por nuk dihet nëse është një dedikim dashurie i bërë enkas për ndonjë person të veçantë.

Moderatorja  kohët e fundit është përfolur për një lidhje dashurie me deputetin demokrat Klevis Balliun. Ende pa e pranuar dashurinë, në media qarkulloi lajmi se çifti ishte ndarë. Mos vallë Ildës po i mungon Klevisi.