Braçe përgëzon ministrin Xhafaj: Tani nis kundërsulmi antimafia

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një koment në Facebook, pasi përgëzon ministrin për qëndrimin, Braçe i kërkon që tani të vijojë me sulmin kundër mafies.

Ai thotë se kundërsulmi duhet të jetë njëlloj si reagimi i qeverisë ndaj opozitës që sulmoi institucionet në 14 shtator të vitit 1998.

“Respekt Fatmir! MAFIA DUHET LUFTUAR CDO MINUTE! Kundersulmi Antimafia njësoj si kundërsulmi i shtetit ndaj banditeve në 14 shtator!”,- shkruan Erjon Braçe.