“Big Brother VIP” e prezanton Luana, po Ledion Liço ku do jetë?

Brenda muajit maj do fillojë formati i ri i Big Brother, ku për herë të parë pjesëmarrës do jenë personazhe VIP dhe jo qytetarë të thjeshtë.

Sipas mediave “Big Brother VIP” do zgjasë diku tek 40 ditë dhe pjesëmarrës do të jenë personazhe që i shohim çdo ditë në portalet rozë dhe nëpër televizione.

Sa i takon prezantimit, fillimisht u tha se do e prezantonte Ledion Liço, por u desh pak kohë të mësohej se BB do moderohej nga Luana Vjollca.

Por, cili do jetë roli i Ledionit?!

Ledion Liço do jetë një ndër personazhet që do futet në shtëpinë më të famshme, kjo sipas “Express”, megjithëse deri tani nuk janë bërë publikë emrat tjerë dhe me gjasë nuk do bëhen deri natën kur spektakli do fillojë.