Berisha: O Fatmir, Rama nuk po mbron Gonin dhe ty, po mbron Olsin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, i cili sot deklaroi se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë përgjegjësi penale dhe morale për vëllanë e tij.

Në një koment në Facebook, Berisha shprehet se me këto qëndrime, kryeministri Edi Rama nuk mbrojti Ministrin e Brendshëm dhe as vëllanë Agron Xhafaj.

Sipas Berishës, Edi Rama po mbron veten dhe vëllanë e tij, Olsi Rama duke nënkuptuar se dhe kryeministri dhe të afërmit e tij janë përfshirë në abuzime.

“O Fatmir, Rama nuk mbron Gonin dhe ty por mbron Olsin dhe menderen e tij!”,- shkruan Berisha.