Berisha insiston: Kryeministri Rama mbetet peng i ish-ministrit Tahiri

Ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri mbetet njeriu më i frikshëm në politikën shqiptare, pasi zotëron fakte, dokumenta, video, etj ndaj shumicës së politikanëve shqiptarë. Ky dyshim daravitet kudo nëpër zyrat shtetore dhe politike, por ish-kryeministri Berisha e pohon se nuk është dyshim, por fakt. Kryeministri Rama, i cili e ka patur Sajmir Tahirin bashkëpunëtorin më të ngushtë, heziton dhe frikësohet para tij ndaj nxitoi të kapë prokurorinë e krejt segmentet e tjera shtetrore vetëm që ish-ministri të mos shkonte në burg për akuzat e prokurorisë së kohës së Llallës. Të gjithë jemi dëshmitarë të një kodi me nënkuptime mes të dyve, sa herë kryeministri ia liron litarin gjykatës për ish-ministrin. Ish-ministri kërcënon kryeministrin. Me çfarë? Me trimëri, me para, me miqësi, me banda apo me çfarë mund ti bëjë presion kryeministrit? Sajmir Tahiri, siç deklaroi ish-kryeministri Berisha te emisioni i Eni Vasilit, ka materiale sekrete për grupin e Xibrakës ku ishte përzier vëllai i kryeministrit. Tahiri, vazhdoi ish-kryeministri, ka video komprementuese të Edi Ramës dhe disa ministrave e politikanëve në hotelin e Klement Balilit në Sarandë. Po kështu Berisha la të kuptohej se edhe audioregjistrimi i bërë vëllait të ministrit të brendshëm mbetet vepër e njërëzve të Sajmir Tahirit.

Ndaj ish-ministri ka pushtet dhe ngjall panik te qeveria Rama. Ndonëse ndodhet në arrest shtëpie, ai fut tension dhe lë pagjumë kryeministrin. Dhe jo vetëm atë.