Aksident i rëndë në Patos, një i vdekur dhe 2 të plagosur

E marta ka nisur me një aksident të rëndë në orët e para të mëngjesit, ku ka gjetur vdekjen një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Verbas të Patosit dhe thuhet se që shkak ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti.

Makina me targa AA 483 HL ka dalë nga rruga për të përfunduar në anën tjetër dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme një 50-vjeçar me inicialet A.SH.

Ndërkohe ka nisur puna për zbardhjen e plotë të përplasjes fatale.

Udhëtoni me kujdes sepse prania e lagështirës në rrugë e shton ndjeshëm probabilitetin për të ndodhur aksidente.