Tragjedi në Greqi – Shqiptarja mbyt fëmijën e vet dhe e hedh në plehra

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Greqi, dhe si pasojë e tij një 19 vjeçare shqiptare dhe nëna e saj, 54 vjeçare, janë arrestuar.

Ato akuzohen se pasi kanë mbytur të porsalindurin e kanë flakur në koshat e mbeturinave në Petropulis në verilindje të Athinës.

Ngjarja e rëndë thellohet akoma më shumë, pasi protagoniste në këtë krim monstruoz është bërë edhe nëna e saj, e cila ka bashkëpunuar për të hedhur foshnjën.

Ndonëse e reja ishte e lidhur me një djalë, ajo nuk i kishte treguar atij se priste një fëmijë, ndërsa në bashkëpunim me nënën, ka lindur fëmijën e saj në kushte shtëpie. Mediat greke raportojnë se adoleshentja e kishte mbytur foshnjën dhe më pas e kishte hedhur në koshin e plehrave. Ndërkohë, sapo është zbuluar rasti në fjalë kanë nisur hetimet dhe është bërë e mundur që përmes ADN të identifikohet edhe nëna.

Të dyja, vajza dhe nëna sapo janë marrë në pyetje kanë pohuar ngjarjen.
350030