Nesër Macron pret Ramën, integrimi në BE…

Sikurse u zbulua një javë më parë, nesër Kryeministri Edi Rama do të pritet nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas letrës që Rama dërgoi në Francë.

Vizita e kreut të qeverisë shqiptare vjen në kuadër të lobimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Macron u shpreh skeptik përpara Parlamentit Europian ku u prezantua progres-raporti vjetor, lidhur me ecurinë e vendeve të Ballkanit drejt BE-së. Ai kërkoi ndaljen e procesit të zgjerimit drejt vendeve të rajonit, pasi BE ka vetë nevojë të reformohet.

BE-ja pritet të marrë një vendim në mes të muajit qershor për Shqipërinë, por shqetësuese mbetet vendimmarrja e shteteve skeptike të BE si Gjermania dhe Holanda por edhe Franca. Vizita e Ramës në Francë vjen pas asaj në Gjermani pak javë më parë.