Gjesti brilant i futbollistit të Liverpool, ja si i befason at e bir për finalen e “Championsit”

Futbollisti i Liverpool, Alex Oxlande-Chamberlain, i ka bërë një dhuratë mjaft të bukur dy tifozëve të tij të veçantë të cilët janë at dhe bir.

Për të zbuluar arsyen duhet të kthehemi në ndeshjen e dytë çerekfinale të “Champions League” kur Liverpool luajti në transfertë kundër Manchester City-t. Në një moment dy tifozët u kapën nga kamerat që tregonin ato duke mbajtur në duar bluzën e Chamberlain.

Manchester City v Liverpool - UEFA Champions League - Quarter Final - Second Leg - Etihad Stadium

E njëjta dyshe e ka patur të pamundur të sigurojë biletë për në finalen e “Champions League” që do të luhet në Kiev, Ukrainë, kundër Real Madrid.

Liverpool ka patur në dispozicion 16, 626 bileta për këtë ndeshje në NSC Olimpiyskiy Stadium, që ka një kapacitet prej 70 mijë tifozësh.

Kështu që natyrisht shumica e tifozëve të Liverpool ka mbatur pa bileta, ashtu si ky baba i quajtur Joe Jaggar së bashku me djalin e tij. Por menjëherë sapo ka dëgjuar se ata nuk kanë arritur të sigurojnë bileta Oxlande Chamberlain ka bërë të pamundurën.

“Kur Alex Oxlande-Chamberlain e dëgjoi që unë dhe Bobbi po luftonin për bileta, ai la punët e tij për të na siguruar ne ato, pa fjalë.”- shkruan tifozi i Liverpool, Joe Jagger.

Një gjest brilant që është pëlqyer shumë nga tifozët e Liverpool. Kujtojmë që mesfushori anglez do ta ketë të pamundur të luajë në finale pasi është dëmtuar dhe ka rrezik të mos marrë pjesë as në Botëror.