Ermal Meta kritikë Italisë, zëri i Eugentit…

Nata finale e Eurovision-it pati supriza. Njëra prej tyre ishte që Shqipëria nuk mori asnjë pikë nga Italia, gjë për të cilën nuk na i merrte mendja, duke qenë se në shumicën e rasteve jemi vlerësuar mirë nga shteti fqinj.

Juria italiane i dha 0 pikë Eugentit! Nisur nga ky fakt, Ermal Meta, përfaqësuesi i Itali reagoi përmes një statusi në Twitter.

”Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ja kisha dhënë të gjitha Shqipërisë. Zëri dhe intonacioni i Eugentit është mbreslënës”, shkroi ai.

Ermal Meta dhe Fabrizio Moto me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente” u renditën në vendin e 5-të, ndërsa Eugent Bushpepa në vendin e 11.