Nuk e lënë rehat as në Itali, të rinjtë shqiptarë i prishin prezantimin e librit Ramës

Kryeministri Rama duket se nuk e ka shijuar sic duhet prezantimin e librit të tij në Torino.

Ai ishte i ftuar këtë të dielë në Panairin e Librit në Torino, ku ka prezantuar librin e tij “Kurban”.

Ama disa të rinj ia kanë prishur qetësinë kryeministrit teksa me pankarta janë futur në sallë duke shkaktuar trazira.

Madje Rama është përpjekur që ta kalojë me qetësi.

Ndër të tjera ai tha:

Ata nuk janë aktivistë, por protestues që më ndjekin pothuajse kudo, duke ngritur pyetje të pabazuara.”

Më pas agjentët e qendrës kulturore Digos i kanë kapur të rinjë dhe i kanë larguar nga salla. /albeu.com/