LAJM I FUNDIT/ Sulm terrorist në Paris, disa të plagosur

Sulm terrorist në Paris. Një sulm terrorist ka ndodhur në kryeqytetin e Francës, Paris, ku kanë mbetur të plagosur 8 persona.

Sipas mediave ndërkombëtare, njëri nga dy autorët është neutralizuar me armë zjarri, ndërsa më herët kishin qëlluar me thikë kalimtarë të rastit në zonën e Operës në qendër të Parisit.

Disa orë pas ngjarjes ISIS mori përgjegjësinë e sulmit, ndërsa autori i ekzekutuar ishte nga Çeçenia.