Juventus “paqe” me Romën, fiton zyrtarisht titullin e 7-të radhazi në Seria A (VIDEO)

Juventus është matematikisht kampion i Italisë për sezonin 2017/18. Bardhezinjtë kanë siguruar titullin e 35 sipas klubit dhe të 34 sipas Federatës Italiane , në historinë e klubit torinez, pasi sonte në mbrëmje kanë barazuar ndaj Romës pa gola në “Olimpiko”.

Roma krijoi më shumë shanse shënimi në 45 minutat e para, por portieri Shezni neutralizoi mjaft mirë tentativat e Under dhe Xhekos. Bardhezinjtë ndërkohë luajtën një lojë mjaft të kujdesshme. Roma mbeti me një lojtarë më pak pas daljes me karton të kuq të Naingolan në minutën e 70-të, por ekipi torinez ishte ajtuar me rezultatin dhe nuk kërkoi që të rrezikonte.

Sfida tjetër mes Sampdorias dhe Napolit, u mbyll me fitoren e miqve në shifrat 2-0. Milik zhbllokoi ndesjen një minutë pasi u fut në fushë (72’), ndërkohë që 8 minuta më pas Albiol vulosi fitoren e ekipit të Sarrit. /Koha Jonë/