Gjiko surprizon Elitën në mes të koncertit (VIDEO)

Prezantuesja seksi Elita Rudi dhe i dashuri i saj reper Gjiko duket se çdo ditë po dashurohen edhe më shumë në njëri-tjetrin. i. Në çdo koncert të Gjikos është e pranishme në publik edhe Elita se fansja e tij më e çmendur.

Mirëpo së fundmi në një koncert në Suharekë, Gjiko i ka bërë moderatores së njohur një surprizë që çdo vajzë do ta dëshironte. Në mes të koncertit reperi e ka thirrur Elitën në skenë dhe i ka bërë një deklaratë dashurie.

“Kjo është e dashura ime, personi që dua më shumë në këtë botë”, ka thënë Gjiko duke i rrëmbyer një puthje Elitës.

Video-ja e kësaj surprize, që ngjan si një film me metrazh të shkurtër është bërë virale nga vet Elita, e cila e ka potuar në profilin e saj në Instagram.

“Jam shumë krenare për ty dhe të dua shumë gjithashtu”, shkruan Elita krahas videos.