Babai i Elenit tregon për mediat pse nuk shkoi në Lisbonë

Edhe një nga tre shqiptarët në Eurovizion, Eleni Foureira ka përformuar shkëlqyeshëm.

Ajo ka bërë një performancë shumë të fuqishme dhe plot energji me këngën “Fuego”.

Performanca e këngëtares me origjinë shqiptare ishte tejet energjike, duke bërë që publiku ta duartrokasë shumë. Ajo mori vëndin e dytë.

Por teksa kritikat ndaj saj nuk jane ndalur keto dite, pas gjestit me duart si shqiponje, edhe sot, mediat greke kane kthyer gishtin e pergjegjesise ndaj Shqiperise.

Mesa duket nuk i ka kenaqur vleresimi i vendit tone. Shqipëria i dha 10 pikë Qipros, ndërsa 12 pikët maksimale i dha për Italinë, që përfaqësohej nga këngëtari shqiptar Ermal Meta.

“Eleni Foureira ishte aq afër burimit, por nuk arriti të pinte ujë…për shkak se ia mori Neta nga Izraeli.

Por ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë. Gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më shumë nga disa vende, veçanërisht nga Shqipëria”, shkruan e përditshmja greke “Protothema”.

Vetëm lot gëzimi kam tha Foureira në deklaraten e saj te parë pas finales se Eurovizionit.

“Është një gjë e madhe kjo që ka ndodhur. Është e mrekullueshme. Ju faleminderit, por nuk e di nëse kjo është e mjaftueshme. Unë kam vetëm lot gëzimi”, u shpreh ajo teksa fansat që prisnin për ta përqafuar thërritën: “Ne jemi fituesit”.

Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila jeton prej vitesh në Greqi, ku ka zhvilluar edhe karrierën e saj muzikore, këtë vit përfaqësoi Qipron dhe zuri vendin e dytë në Eurosong.

Babai i saj, Christos Foureira, ne nje interviste per mediat greke, teksa foli për vajzën e tij dhe pjesëmarrjen e saj në Eurovizion, zbuloi edhe arsyen pse nuk ishte pranë te bijes në Lisbone, duke thënë se ndonëse ajo u kishte thënë atyre te shkonin, ne te vertete nuk e donte qe ata te ishin.

“Ia dolem, jam shumë i lumtur për vajzën time, na bëri krenar, nuk nuk shkuam, sepse ajo nuk dëshironte që ne të shkonim, na tha, por ajo nuk donte”.

Para se vajza te fitonte vendin e dyte, babai eshte shprehur:

“Besoj se do te fitoje, të shohim, tani unë jam babai më krenar, kam pasur gjithnjë besim te vajza ime, dëshiroj që ajo të jetë mirë gjithmonë”, tha ai.

Eleni Foureira në një intervistë te meparshme ne media ka thene se ka kaluar vite të vështira në fëmijëri.

Te njejten gjë pranoi edhe babai i saj, duke i thënë kamerës së “Revealed” se “ishte e vështirë për vitet e fëmijërisë së Elena Foureira, pasi çdo fillim është gjithashtu i vështirë”.