30 mijë dollarë nëse dëshironi emër unik për fëmijën tuaj

Një ekip prej 12 ekspertësh për zgjedhjen e emrave, të cilët e udhëheqin ndërmarrjen zvicerane «Erfolgswelle», janë të angazhuar në krijimin e një emri origjinal për fëmijën tuaj.

Sot duket se janë duke u praktikuar emra të veçantë të fëmijëve. John, James dhe Emma në Amerikë janë zëvendësuar nga shumë emra të pazakontë.

Aktorja Gwyneth Paltrow zgjodhi emrat Apple dhe Mus, këngëtarja Beyonce zgjodhi Blue Ivy, Rumi dhe Sir Carter për fëmijët e saj dhe Kim Kardashian i quajti fëmijët: Nort, Sainte dhe Çikago.

Por, nëse asnjëri nga këta emra nuk është mjaft i mirë për prindërit dhe nëse duan diçka të veçantë, atëherë ata i kontaktojnë ekspertët e kompanisë, të cilët mund t’i ndihmojnë ata me zgjedhjen, duke u ofruar atyre një emër të veçantë për foshnjën e tyre, që kushton nga 21,000 deri 30,000 dollarë.

“Zgjedhja e emrave shpesh bën tension mes partnerëve dhe këtu mund të ndihmojmë vërtet”, tha themeluesi i kompanisë, Mark Hauser, përcjell albinfo.ch.

Ai ka mbledhur 12 ekspertë dhe historianë, detyra e të cilëve është të kontrollojnë bazën e të dhënave të pafundme për të siguruar që emri që ata kanë caktuar nuk është përdorur ende.

Ata marrin parasysh karakteristikat kulturore dhe kombësinë e prindërve dhe duhet të jenë të sigurt se emri nuk ka kuptim të dyfishtë ose një konotacion negativ në 12 gjuhët më popullore në botë.