Gjyqi ndaj Ramës, deputetja e LSI: Gjykata e Beratit s’duhet të lejojë që t’ia hedhë me një falje

Lëvizja Socialiste për Integrim, kërkon të rihap çështjen ndaj deklaratës së Edi Ramës gjatë fushatës zgjedhore të 25 qershorit, ku kërkonte përfshirjen e policisë në zgjedhje.

Dhe pas kësaj kërkese është vendosur data 16 maj, ku pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për hetimin ndaj kryeministrit Edi Rama, i paditur nga Lëvizja Socialiste për Integrim, për thirrjet e bëra nga ai gjatë fushatës që policët e shtetit pas punës të hiqnin uniformën e të mblidhnin vota për Partinë Socialiste.

Çështja trajtohet nga gjykata e Beratit, pasi deklarimet e kryeministrit u bënë në qytetin e Kuçovës.

Pikërisht për këtë çështje ka reaguar sot dhe deputetja e LSI-së në Berat, Silva Caka e cila deklaron se në çdo vend normal të botës, Kryeministri si fillim, do të ishte dorëhequr, pas një lajthitjeje të tillë.

Dhe pasi kujton pushimin e cëcshtjes nga ana e prokurorisë, Caka shprehet se Gjykata e Beratit nuk duhet të lejojë që një vepre penale t’ia hedhim me një falje dhe Prokuroria ka rastin të tregojë që nuk ka vdekur tërësisht!

Reagimi i plotë i deputetes Silva Caka

Nuk e di, a ekziston një vend tjetër në botë, ku njerëzit kryejnë vepra penale dhe i shpëtojnë përgjegjësisë penale, me një falje të ditës së nesërme?

Nuk e di, a ekziston një vend tjetër në botë ku Kryeministri iu bën thirrje qytetarëve (qofshin këta edhe policë), të kryejnë vepra penale?

Nuk e di, a ekziston një vend tjetër në botë, ku Kryeministri i tij, të kërkojë nga ata që me ligj e me moral duhet të mbrojnë rendin dhe demokracinë, të heqin uniformat dhe t’a përdhosin si rendin kushtetues, ashtu edhe demokracinë e vendit?!

Kryeministri i Shqipërisë, i atëhershmi dhe i tanishmi, më 16 qershor 2017, i bëri thirrje Policisë së Shtetit, të hiqte uniformat dhe të kërkonte votën për Rilindjen (pse jo, edhe t’a vidhte votën!).

Në çdo vend normal të botës, Kryeministri si fillim, do të ishte dorëhequr, pas një lajthitjeje të tillë.

Në çdo vend normal të botës, nëse Kryeministri nuk do të kishte ndërgjegje të mjaftueshme qytetare apo moralin për t’u dorëhequr, të paktën institucionet ligjzbatuese, do të kryenin funksionin normalisht dhe do nisnin kryesisht një procedim penal për Kryeministrin.

Por sigurisht, ne nuk jemi një vend normal!

Në vendin tonë, Prokuroria jo vetëm që i mbyll të dy veshët dhe nuk e nis procedimin kryesisht, por edhe kur të tjerë e depozitojnë atë, i vjen keq dhe ia fal Kryeministrit lajthitjen, duke pushuar çështjen.

Kjo Prokurori, që nis procedime penale për të gjithë ata që lidhin dritat se nuk e paguajnë dot energjinë elektrike (se Qeveria iu shkurtoi ndihmën ekonomike), kjo Prokurori që nis procedime penale për ata që protestojnë, për të rivendosur një të drejtë të shkelur nga Kryeministri, kjo Prokurori, që nis procedime penale për këdo që nuk i shërben e pëlqen Kryeministrit, mbyll sytë e veshët (se gojën e ka bërë çorape me propagandë qeveritare) dhe bën rolin e të Nënshtruarës, sa herë që shpërfaqen 613 hijet e Kryeministrit!

Tani që çështja shkoi në Gjykatën e Beratit, atje ku nisi gjithçka, Gjykata nuk duhet të lejojë që një vepre penale t’ia hedhim me një falje dhe Prokuroria ka rastin të tregojë që nuk ka vdekur tërësisht!

PADIA e LSI

Më 16 maj pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për hetimin ndaj kryeministrit Edi Rama, i paditur nga Lëvizja Socialiste për Integrim, për thirrjet e bëra nga ai gjatë fushatës që policët e shtetit pas punës të hiqnin uniformën e të mblidhnin vota për Partinë Socialiste.

Çështja trajtohet nga gjykata e Beratit, pasi deklarimet e kryeministrit u bënë në qytetin e Kucovës.
ca7b388e-12d3-4100-92d0-1bc4f93e03433e9bb138-3ba2-470e-b06b-e2fc4d09ce17

Gjykata e Beratit pritet të shqyrtojë kërkesën e LSI për rikthimin e hetimit ndaj kryeministrit Rama, të ndërprerë nga Prokuroria e Përgjithshme, pas ndjesës që kërkoi kryeministri. LSI ankimoi vendimin e prokurorisë në gjykatën e Lartë. Kjo e fundit ja kaloi çështjen Gjykatës së Beratit, pasi deklarimet e kryeministrit u bënë në Kuçovë.

CFARE DEKLARONTE RAMA GJATE FUSHATES