Bombardues rusë pranë brigjeve të SHBA

Dy aeroplanë bombardues rusë “TU-95” janë diktuar nga aeroplanët amerikanë US F-22 pranë brigjeve të Alaskës, në territor ndërkombëtar, sipas Komandës Amerikane të Mbrojtjes Ajrore.
Aeroplanët rusë kanë fluturuar në territorin e quajtur “Zona e Identifikimit për Mbrojtje Ajrore”, që përfshin 300 km hapësirë që nga brigjet e Alaskës.

“Aeroplanët rusë u diktuan dhe u monitoruan nga aeroplanët amerikanë derisa u larguan nga zona e identifikimit”, thonë autoritete amerikane.