Real-Juve, UEFA ka gati dy dënime disiplinore për Bufon

UEFA ka hapur dy procedime disiplinore ndaj Xhanluixhi Bufon. Vendimi është marrë një muaj pas ndeshjes Real-Madrid Juventus, në sfidën e kthimit të Champions League.

Masa e parë ka të bëjë më kartonin e kuq, i dhënë nga arbitri Oliver për shkak protestash, ndërkohë që i dyti ka të bëjë me shkeljen e parimeve të përgjithshme të sjelljes pas ndeshjes.

Vendimi për dënimet do të merret nga Komisioni Disiplinor më 31 maj. /Koha Jonë/