Finalja e madhe e Eurovisionit, në garë 26 shtete

Pas dy netëve gjysmëfinale, 26 këngë do të garojnë në finalen e madhe të Eurovisionit që këtë vit mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Të shtunën mbrëma në orën 21:00, në skenë do të ngjiten 3 shqiptarë.

Eugent Bushpepa, me këngën ”Mall” që përfaqëson Shqipërinë, ku ka marrë vlerësime të panumërta. Në gjysmëfinalen e parë, Bushpepa dha një performancë të jashtëzakonshme. Një zë brilant, dhe një skenografi e zjarrtë, bëri që kënga “Mall” të marrë duatrokitje pa fund. Ndriçimi i skenës alternohej mes blusë së thellë dhe të kuqes. Në momente të caktuara, gjithçka errësohej për t’i dhënë më shumë vëmendje këngës. Notat e larta Bushpepa i arriti mrekullisht pa u munduar, s’kishim dyshime. Pritet që në finale, diçka edhe më e madhe të arrihet nga kantautori.

Pritshmëritë që Bushpepa të zë një vend të mirë në finale janë të mëdha, ashtu siç Eleni përflitet si fituesja e këtij ediconi. Nga ana tjetër, Ermal Meta mbrëmë në gjysmëfinalen e dytë, ku i bëri jehonë mesazhit ndaj terrorizimit. Finala ka supriza, nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim orën 21:00 të së shtunës mbrëma.

Renditja se si do të këndohen këngët

1) Ukraina
2) Spanja
3) Sllovenia
4) Lituania
5) Austria
6) Estonia
7) Norvegjia
8) Portugalia
9) Mbretëria e Bashkuar
10) Serbia
11) Gjermania
12) Shqipëria
13) Franca
14) Çekia
15) Danimarka
16) Australia
17) Finlanda
18) Bulgaria
19) Moldavia
20) Suedia
21) Hungaria
22) Izraeli
23) Vendet e Ulëta (Holanda)
24) Irlanda
25) Qipro
26) Italia