Twitter teston mesazhet e fshehura për të bërë komunikimin më efikas

Kompania Twitter ka ndërmarë një plan masash për të bërë më efikas mesazhet private ndërmjet përdoruesve të saj.

Sipas Jane Manchun Wong, student i shkencave kompiuterike, kompania është duke testuar kriptimin në mesazhet direkte.

Opsioni mund të quhet ‘’bashkëbisedim sekret’’ dhe eksperimenti po bëhet mbi versionin app të androideve.

Kriptimi ‘’end-to-end’’ është një mundësi që mesazhet të jenë te lexueshme vetëm nëpërmjet përdorueseve dhe jo nga kompania Twitter, që zotëron plataformën, ose nga persona që mundohen të lexojnë mesazhet.