Shifrat e frikshme të Skënderbeut kampion, askush si ata …

Skënderbeu dominoi këtë sezon Kategorinë Superiore duke triumfuar me meritë të plotë  3 javë para fundit, megjithatë ky edicion pati hije të errëta për korçarët kjo natyrisht për shkak të dënimit 10-vjeçar që UEFA aplikoi ndaj bardhekuqve, ndërsa 4 ditë më parë trajneri Daja i zhgënjyer nga disfata në Laç vendosi në diskutim të ardhmen e tij në stolin e kampionëve. Shifrat tregojnë forcën e korçareve që kanë sulmin më të mirë me 65 gola të realizuar dhe ne të njëjtën kohë mbrojtja më e fortë e kampionatit. 30 gola të pësuar, 2 më pak se Flamurtari dhe 5 më pak se Kukësi.

Numri më i madh i fitoreve të konkretizuara, plot 22 dhe natyrisht kolona e humbjeve ka shifrën më të ulët, 5 herë është dorëzuar skuadra korçare, 3 disfata më shumë ka Kukësi i vendit të dytë. Si të mos mjaftonin numrat që dëshmojnë dominimin, ky ekip ka edhe golashënuesin më të mirë të sezonit deri më tani, Ali Soue-n, i cili me 19 gola të realizuar ndan për momentin vendin e parë me Gurin. Skënderbeu rikthehet të jetë mbreti i futbollit shqiptar pas vetëm një sezoni dhe e bën në mënyrën më të mirë të mundshme, kampion në të gjitha aspektet e lojës së futbollit.