Ronaldo drejt rikuperimit, ja çfarë do të bëjë para finales me Liverpulin

Kristiano Ronaldon kërkon që të rikthehet që të luajë në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Vijarealit. Testet mjekësore që i ka kryer portugezi, kanë përjashtuar një dëmtim të rëndë dhe ai ka vetëm një shtrëngim në kyçin e këmbës së djathtë.

Portugezi dëshiron dhe është i bindur se do të luajë për disa minuta para finales së Championsit. Edhe Zinedine Zidane të martën tha se CR7 do të jetë 150% gati për finalen me Liverpulin. Tashmë me sa duket gjasat janë të mira të luajë për disa minuta kundër Vijarealit më 20 maj.

Ronaldo u dëmtua kundër Barcelonës, ku Reali mori një pikë duke barazuar 2-2 në “Camp Nou”.