Pogradec/Rruga e dëmtuar, banorët e Vërdovës: Do bllokojmë punimet!

Në Pogradec janë bllokuar punimet në unazën e qytetit nga banorët e fshatit Vërdovë. Shkak për këtë është bërë kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në fshat. Banorët shprehen të revoltuar pasi mjetet e tonazhit të rëndë kanë dëmtuar rrugën dhe urat në fshat, dhe kjo gjë sipas banorëve të fshatit rrezikon jetën e tyre dhe të fëmijëve. Dy vite më parë një grua humbi jetën për shkak të dëmtimit të urës kanë thënë banorët.

“Mjetet e tonazhit të rëndë kanë dëmtuar rrugën dhe urat . Kjo rrezikon jetën tonë dhe të fëmijeve. Dy vjet më parë humbi jetën një grua për shkak të dëmtimit të urës. Nuk lejojmë asnje punim. Do vijojmë të bllokojmë rrugën. Firma nuk ka asnjë kontratë. Firma duhet të bëjë rrugën në gjendjen e mëparshme”- shprehen banoret.

Bashkia e Pogradecit ka pohuar se mes firmës dhe bashkisë nuk ka asnjë kontratë për shfrytëzimin e kasit rrugor që kalon nga fshati Vërdovë deri tek varrezate grekëve.