Ish-ministri: Arta Marku po emëron shoqet e saj

Ish ministri i PD, Besnik Mustafaj, i ftuar ne studion e News24, teksa ka komentuar vendimin per shkarkimin e Besim Hajdarmatajt, nga Prokuroria e Krimeve te Renda, tha se kryeprokurorja e pergjithshme, po emeron shoqet e saj.

“Prokurorja Arta Marku po bën një gjë që është e papajtueshme me frymen që presupozohet se duhet të fusë reforma në drejtësi, nje klientelizëm shumë të madh duke emëruar shoqet e saj, të njohura si mikesha të saj personale, pra njerëz që ka lidhje emocionale më të fortë se kolegët e tjerë. Kjo gjë e zhvlerëson parimërinë e këtyre lëvizjeve.

Arsyeja tjetër lidhet me rezultatet që ka pasur prokurorja që ka zëvendësuar Hajdarmatajn. Ekstradimi që ishte kundër interesave të Tahirit. Kjo zonjë më e pakta është profesionalisht e paaftë për të mbajtur barra të mëdha”, tha Mustafaj.