FOTO/ Parkon te ambasada e Shqipërisë, biznesmeni përballet me surprizën e hidhur

Shkon në një takim pune, kur del e gjen makinën pa rrota

E kishte parkuar makinën e tij FIAT 500 në rrugën Makalle’, në lagjen Nomentano, pak metra larg Ambasadës së Shqipërisë në Romë, për të shkuar në një takim pune.

Por kur u kthye, pas një ore, e priste një surprizë aspak e këndshme.

Hajdutët i kishin vjedhur të katër rrotat e makinës.

Sipërmarrësit roman nuk i mbeti gjë tjetër veçse të thërriste karroatrecin për të çuar makinën te gomisti.

Image