Farmacistët tërhiqen nga protesta pas takimit me Ministren Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, priti sot në një takim drejtuesen e Urdhrit të Farmacistëve Diana Toma, pas shqetësimeve të ngritura gjatë ditëve të fundit prej Urdhërit të Farmacistëve në lidhje me Listën e re të Barnave të rimbursueshme.

“Bashkëpunimi është shumë I rëndësishëm dhe cdo shqetësim do të zgjidhet me dialog. Që nesër ju do të vijoni në grupe të përbashkëta punë me Fondin për të adresuar aty ku është e mundur shqetësimet e ngritura prej jush”, tha Manastirliu gjatë takimit me znj. Toma.

Përfaqësuesja e Urdhrit të Farmacistëve, në emër të farmacistëve, shprehu vlerësimin për gjuhën e bashkëpunimit që gjeti për zgjidhjen e problematikave të ngritura prej tyre sa I takon kontratave të reja mes farmacive dhe FSDKSH.