Edhe pas arrestimit, Stresi nuk zë mend, shihni çfarë bën këngëtari me miqtë e tij

Disa javë më parë bëri bujë të madhe arrestimi i reperit Stresi, i cili u akuzua se në lokalin ku po qëndronte me shokët, u gjet lënda narkotike. Ai u lirua më pas duke u shpallur i pafajshëm, mirëpo siç duket reperi nuk ka zënë mend.

stresi

Ndërsa ditën e sotme ai ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet në shoqërinë e miqve. Stresi i filmon ata duke qeshur, ndërkohë që fokuson në dorën e njërit prej tyre një cigare të dredhur.

Reperi është shprehur haptazi se i pëlqen të tymosë me miqtë dhe siç e shohim në postimet e tij, këtë gjë pëlqen ta bëjë shpesh. /BW