Vetëvrasja, bilanc “lufte” në Shqipëri

Vetëvrasjet në Shqipëri janë në shifra alarmante, për 100 mijë banorë janë shënuar 11 raste vetëflijimi. Studimi i fundit i ISHP-së tregon se mesatarisht në një vit kanë ndodhur 250 vetëvrasje, numër më i lartë se vrasjet që për të njëjtin vit është 47 persona.

Sipas studimit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, nëse në vitin 1990, për 100 mijë banorë ka patur 3.8 vetëvrasje me pasojë vdekjen, në vitin 2016 numri është rritur në 11.

Mesatarisht në një vit ndodhin 250 vetëvrasje, numër më i lartë se vrasjet dhe fatkeqësisht vetëflijimi ka ndodhur tek moshat e reja.

Të dhënat tregojnë se 279 persona në 100 mijë banorë janë prekur nga depresioni. Në Rajon, Shqipëria renditet e fundit. Numrin më të lartë e ka Serbia me 358 persona, 350 Mali i Zi, 307 Maqedonia dhe 304 Bosnje Hercegovina.