Këto pamje të VIP-ave në “Met Gala” do ju shkrijnë së qeshuri

“Met Gala” ka qenë tema më e përfolur e këtyre dy ditëve, ku janë komentuar veshjet e emrave të njohur në eventin e bamirësisë për Institutin e Kostumeve artistike në Muzeun Metropolitan.

Edhe pse konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme në kalendarin shoqëror të New Yorkut, kishte raste kur VIP-at janë fotografuar në momentin më të papërshtatshëm.

Pamjet, duke nisur nga mimika me gojë hapur apo puthje të rastësishme në buzë kanë shkaktuar mjaft të qeshura në rrjet.