Kanosi fqinjin me armë gjahu në Tiranë, arrestohet

Arrestohet se kanosi fqinjin me armë gjahu.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

“Emiljan Pjetra, 37 vjeç, banues në Babrru, Tiranë në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë gjuetie shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në Babrru, Tiranë” informon policia e Tiranes.

Sekuestrohet arma e gjahut, 7 copë fishekë dhe 2 thika me dorezë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 84 dhe 279 të Kodit Penal.