I palodhuri “Rambo” sërish në mision

Në moshën 71-vjeçare, Sylvester Stallone do të përdorë thikën e tij për një mision të pestë të “Rambo”-s, ish-luftëtari i luftës së Vietnamit, dalja e të cilit është parashikuar në vjeshtë të vitit 2019.

Aktori hollivudian, i mësuar me rolet e tij që duan muskuj, publikoi një foto në rrjetin social “Instagram”, ku veterani shfaqet, i ulur në gjunjë dhe me thikën e famshme në dorë.

“Diçka e tmerrshme po përgatitet”, shkruan “Sly” në foto me mbishkrimin “Rambo V. Vjeshtë 2019”.

Prodhuesit “Millennium Media” po shesin të drejtat e filmit me metrazh të gjatë në tregun e filmit, që po zhvillohet në kuadër të edicionit të 71-të të Festivalit të Kanës.

“Xhirimi do të fillojë në shtator dhe do të kalojë nga Londra, Bullgaria dhe ishujt Canaries”, sipas “Hollywood Reporter”.