I kërcënuar te burgu 302? Avokati i Haxhisë: Rihapim dosjen “Hajdari”

Një ditë pas ekstradimit nga Turqia, sot për mediat ka folur avokati ligjor i Izet Haxhisë, ish-truproja e Sali Berishës, ndaj të cilit Gjykata ka dhënë dënimin me 25 vite burg, për vrasjen e Azem Hajdarit, vrasje të cilën Haxhia e mohon.

Sipas avokatit, Haxhia është akomoduar ne burgun 302 në kryeqytet dhe pyetjes së gazetarëve nëse ndihet i rrezikuar për jeten, Fran Dashi u shpreh se kjo është një gjë që nuk ka pse të ndodhë.

”Pikësynimi ynë është të rihpaim dosjen nga e para se hetimi i është bërë në mungesë. Domethënë se gjykata e shkallës së parë Tiranë, në 2001 ka deklaruar largimin e ikjen e të pendehurit duke caktuar avokat kryesisht. Kemi besim të plotë se cështja do shkojë drejt rihapjes”,-tha avokati.

Më tej ai shtoi se në kohën dhe momentin e duhur, klienti i tij do të flas. I pyetur për çështjen “Hajdari”, ai tha: “Është herët të flasim. Unë jam përfaqësues ligjor i Izet Haxhisë, avokati i tij, nuk jam përfaqësues politik, nuk përzihem në linjë politike. Do e depozitojmë në gjykatë. Shttasi Izet Haxhia është gjykuar në gjithë shkallët e gjykimit në mungesë, dhe kjo do të thotë se kur hetohet në mungesë, çështja do të rihapet”.

Izet Haxhia u ekstradua në Shqipëri pas 19 vitesh, ai është dënuar me 25 vite burg për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit.