Flamuri shqiptar në paradën e NATO-s në Letoni (FOTO)

Në kuadër të Ditës së Kthimit të Pavarësisë së Letonisë, pjesëtarë të forcave të NATO-s, kanë marrë pjesë në paradën e Madonës.

Oficeri komandues i Grupit të Betejave, kolonel Sean French ka kryesuar grupin në paradën e mbajtur më 4 maj.

Flamujt e Shqipërisë, Kanadasë e të Italisë janë valëvitur me krenari në këtë paradë ushtarake. Pas paradës, pjesëtarë të NATO-s kanë zhvilluar edhe një ndeshje me ekipin lokal të futbollit.