Reforma e Ujit, Gjiknuri: 25 mijë kontrata të reja, por ka bashki që nuk kanë bërë asgjë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka folur gjatë ditës së sotme në Analizën Vjetore të Ujësjellës-Kanalizime. Ministri ka thënë që ka shumë bashki që nuk kanë bërë asgjë në lidhje me reformën dhe që kanë një performancë të ulët, gjë që sjell humbje edhe për taksapaguesit shqiptarë.

Ministri Gjiknuri gjatë Analizës Vjetore ka thënë që ka 25 mijë kontrata të reja dhe 55 mijë ujëmatës të lidhur, gjithashtu ka theksuar që është shumë e rëndësishme të dihet ët investohet dhe të menaxhohet. Ai ka thënë që nuk do të ketë fonde për bashkitë që nuk bashkëpunojnë.

“Kemi 25 mijë kontrata të reja  dhe 55 mijë ujëmatës të lidhur. Ka disa bashki që nuk kanë bërë asgjë në lidhje me reformën. Që nga nisja e Reformës dhe derimë tani kemi mbledhur 9 milionë euro.

Paratë duhet të shkojnë për investim në energjinë elektrike, investo për të matur mallin që e shet e të duhet ta administrosh. Test për të parë si shpenzohen paratë. Ska fonde për bashkitë që nuk bashkëpunojnë.

Aksioni është përqëndruar në pjesën e bizneseve por do të shtrihet edhe në konsumatorët. Disa bashki kanë performuar mirë, si Durrësi, Tirana apo Fieri. Këtë vit skemi pasur shumë fonde por projekte të reja po hapim.

Nëse duhet mbështetja e partisë duhet performancë e lartë. Nese nuk ka performim të mirë, duhet ndërhyrja e shtetit, papërgjegjshmëria e vendorëve apo lokalëv lënë njerëzit pa nevojën jetike siç është uji.

Kur nuk ka performancë ka 2 zgjidhje ose i bashkohet një ujësjellësi me performancë më të lartë ose i kalohet një tjetri. Duhet investuar mirë që të ktheht në një burim fitimprurës. Agjesnia ka nevojë të reformohet, sepse janë harxhuar miliona të taksapaguesve dhe nuk ka funsk

Është ai i Tiranës ku janë investuar 80 milionë euro dhe rrezikohet që kanalizimet të mbesin të rrugë, vepra është lënë në mes. Janë probleme të mëdha që nuk duhet të përsëriten më” – u shpreh Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.