Përplasen dy makina në Memaliaj, plagoset një pasagjer

Dy makina janë përplasur paraditen e sotme dhe si pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20 në vendin e quajtur kryqzimi i qyteitt Memaliaj.

“Janë përplasur dy automjete, mjeti tip Pezho me targa AA 460 RJ me drejtuese shtetasen L.M, 29 vjeçe banuese në Memaliaj, dhe mjeti tip Audi me targa AA 769 EY me drejtues shtetasin Y.R 57 vjeç, banues në Memaliaj.  Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi G.B,59 vjeç, banues në Memaliaj, pasagjer te mjeti me targa AA 769 EY” tha policia.

I plagosuri u dërgua në spitalin Rajonal Gjirokaster dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.